Haxhiu kërkon nga organet e rendit ndjekjen e Grabovcit

15 Shtator 2016 - 14:14      

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes u bëri thirrje organeve të rendit që të jenë në ndjekje të Grabovcit dhe të krimit që zhvillohet në majat e qeverisë, si dhe kërkoi nga ata që të mos gjunjëzohen para familjes së tij e as klanit Pronto, transmeton Koha.net.

Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes , Albulena Haxhiu, përmes një konference për shtyp ka folur në lidhje me suspendimin e tre policëve të cilët nuk e ndalën për kontroll Adem Grabovcin, teksa ky shkonte në Prokurori për t’u intervistuar, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Haxhiu ka sjellë në kujtesë rastin kur djemtë e Grabovcit kanë rrahur policin Avni Selaci, pasi ky i fundit i kishte ndaluar në komunikacion për shkelje të rregullave. E për të cilin rast, Ngadhnjim e Guxim Grabovci janë dënuar vetëm me të holla.
“Adem Grabovci shënoi edhe një rast në Policinë e Kosovës.

Ai e dëshmoi se jo vetëm e ka dëmtuar imazhin, por edhe funksionimin e këtij institucioni. Pas skandalit të pashoq, ku djemtë e tij, në formën e kapadaive kishin rrahur policin Avni Selaci, vetëm pse i kishte ndaluar ata, tre policë të tjerë ia panë sherrin Grabovcit. Ata u suspenduan sepse nuk e ndalën shefin e shefave. Si mund ta ndalonin ata babën, kur djemtë për të njëjtin veprim i kishin rrahur policët?”, deklaroi Haxhiu.
Ajo shtoi se veprimi i djeshëm i policëve është dëshmia më e mirë se si kapja e shtetit ka pasoja afatgjate.

“Edhe sa policë duhet të dëmtohen që të gjykohet Ademi, Ngadhnjim e Guxim dhe anëtarët e klanit Pronto? Edhe sa policë duhet të dënohen që të trimërohet Policia e Kosovës para klanit Pronto? Sa policë duhet të përbuzen që ta marrin guximin – njëjtë si tek shtëpia e Dardan Molliqajt – të pyesin për armët në shtëpinë e Grabovcit?”, u shpreh deputetja Haxhiu.

Ajo rikujtoi edhe rastin e plagosjes së gruas së Grabovcit me armë, për çfarë nuk u bastis asnjëherë shtëpia e tij, siç ndodhi me shtëpitë e aktivistëve të Vetëvendosjes, pa pasur asnjë provë. Si dhe rastin, kur ishte gjuajtur me armë nga selia e PDK-së dhe personi që kishte bërë këtë, u dorëzua vetëm pas presionit publik. Por, më pas ai u lirua menjëherë, pasi që bënte pjesë në vëllazërinë “Pronto”.

Haxhiu u bëri thirrje organeve të rendit që të jenë në ndjekje të Grabovcit dhe të krimit që zhvillohet në majat e qeverisë, si dhe kërkoi nga ata që të mos gjunjëzohen para familjes së tij e as klanit Pronto.

“Tallja e Grabovcit me institucione duhet të mbarojë. Ky është shkatërrimi i vërtetë i institucioneve. Ironia e tij me gjykatësit, është arrogancë. Kjo është e patolerueshme”, përfundoi fjalën e saj deputetja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...