Ambasada Amerikane e interesuar për Trepçën

15 Shtator 2016 - 14:06      

Një delegacioni i Ambasadës Amerikane ka vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku ka shprehur interesim në punën e Agjencisë dhe sfidat e saj, duke përfshirë zhvillimet lidhur me ndërmarrjen shoqërore Trepça.

Gjatë takimit, menaxhmenti i AKP-së i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së lidhur me procesin e privatizimit të realizuar në Kosovë, transmeton kp, deri më tani dhe strategjinë e Agjencisë për vazhdimin e këtij procesi dhe për zbatimin e mandatit të saj ligjor.

Gjatë takimit, menaxhmenti i AKP-së vlerësoi përkrahjen e dhënë nga Ambasada Amerikane në përpjekjet për privatizim në Kosovë, si dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në këtë fushë, e që është një element i domosdoshëm për një transformim të suksesshëm ekonomik të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...