Kanioni i Gërdecit tërheq aventurierët e sporteve ekstreme

15 Shtator 2016 - 13:50      

Tiranë, 15 shtator – Në verilindje të qytetit të Çorovodës, në mes të rrjedhjes së lumit Osum në pjesën e Çorovodës, gjendet kanioni i Gërdecit.

Ai është i gjatë rreth 3 km, i thellë 100 – 200 m, ndërsa gjerësia në fundin e tij arrin rreth 10-15 m, por nuk mungojnë edhe sektorët shumë të ngushtë vetëm 2-3 m.

Fundi i kanionit ka reliev shumë të çrregullt, me plot gropa me ujë të thellë, blloqe të mëdha shkëmbore të shkëputura e shembura nga muret vertikale të kanionit, pragjet vertikale disa metra të larta.

Të gjitha këto e bëjnë shumë të vështirë kalimin më këmbë përgjatë kanionit. Kanioni është edhe një ekosistem interesant lumor dhe karstik, përshkruan sot ATSH. Edhe pse shpatet janë vertikale, në disa sektorë të tyre gjendet edhe bimësi barishtore, madje edhe drunore, ndërsa në zgavërimet e mureve vertikale kanë bërë fole shumë shpendë si pëllumbi i egër, fajkoi etj.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike të rëndësisë vendore. shpella2Në disa sektorë, më pak të thellë të kanionit, mund të ushtrohen veprime praktike për të rinjtë që duan të mësojnë ngjitjet alpinistike.

Për ata që dëshirojnë sportin e aventurës skajore, do të ishte ideale zbritja apo ngjitja me litarë në muret vertikale të këtij kanioni. Po kështu edhe ata që ushtrojnë sporte e ujit, këtu mund të bëhet shumë mirë kanotazh.

Për ta vizituar atë, ndiqet rruga automobilistike rurale Çorovodë – Gradec, pastaj vazhdohet në këmbë për disa minuta. Po këtu mund të vizitoni njëherësh edhe shpellën karstike të Pirogoshit. Edhe kjo një monument natyror tepër i vizitueshëm nga aventurierët e sporteve ekstreme. Në këtë stinë kur edhe niveli i ujit rritet, ky kanion vizitohet nga shumë turiste që ushtrojnë sportin e kanotazhit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...