15 Shtator 2016 - 13:35
Në takim, Hoxha falënderoi Ambasadoren Huhtamäki për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Finlandës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me ambasadën dhe Ministrinë e Drejtësisë së Finlandës.
Ambasadorja Huhtamäki, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Finlandez për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë ofroi ndihmë dhe përkrahje në procesin e integrimit evropian, duke vlerësuar se Republika e Kosovës ka bërë hapa konkret në procesin e integrimit, dhe shfaqi mirënjohje për punën e bërë në sektorin e drejtësisë në luftë ndaj dukurive negative dhe korrupsionit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...