15 Shtator 2016 - 12:27
Veseli dhe Veliaj biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe theksuan se synimet dhe vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euro atlantike, transmeton Koha.net.
Kryeparlamentari Veseli dhe kryebashkiaku Veliaj biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, në veçanti bashkëpunimin në fushën e pushtetit lokal, duke vënë në spikamë nevojën e këmbimit të përvojave më të mira, legjislacionit dhe zbatimit të ligjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Qëndrim i përbashkët ishte se ka vend dhe mundësi më të mëdha të bashkëpunimit, duke mbështetur e përkrahur iniciativa të përbashkëta, përvoja dhe këmbimin e gjithanshëm të vlerave.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...