15 Shtator 2016 - 11:27
Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.
Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33, 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49, 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 net qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, etj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...