Simiq: Beogradi pengoi Prishtinën në reciprocitetin për tabelat

15 Shtator 2016 - 11:20      

Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq ka thënë se ekipi negociues i Beogradit në bisedimet e djeshme në Bruksel ka penguar që Prishtina më 15 nëntor të fillojë reciprocitetin për tabelat e regjistrimit, transmeton Koha.net

Ai në një deklaratë për tanjug ka thënë se ekipi negociues i Beogradit në bisedimet e djeshme në Bruksel, transmeton Koha.net, ka penguar që Prishtina më 15 nëntor të fillojë reciprocitetin, përkatësisht të fillojë zbatimin e tabelave provuese për qytetarët tanë të cilët nga Serbia hyjnë në Kosovë.

“Mendoj se është arritur një ujdi e marrëveshje korrekte dhe mendoj se dialogu nuk ka fitimtarë, dialogu është zgjidhja dhe mendoj se ekipi ynë negociues që e udhëheq Marko Gjuriq ka gjetur zgjidhej ideale për serbët në Kosovë”, ka thënë Simiq.

Ai ka deklaruar sot se marrëveshje Beogradit dhe e Prishtinës për tabelat e regjistrimit është zgjidhje e mirë dh se me këtë marrëveshje qytetarëve u është mundësuar liria e lëvizjes.

Sipas marrëveshjes, është zgjatur vazhdimi i tabelave neutrale KS dhe si dhe mbulimi i simboleve statusore në vend të tabelave “prova” gjatë kalimit të kufirit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...