Në Suedi ka ndërruar jetë Shaban Osmani, varrimi sot në Prishtinë

15 Shtator 2016 - 11:04      

Më 10 shtator të këtij viti, në moshën 58 vjeçare, ndërroi jetë veprimtari i dalluar i diasporës, gazetari, poeti, skulptori, piktori dhe humanisti Shaban Osmani, me banim ne Malmö të Suedisë.

Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Shaban Osmanit u prit me dhembje e pikëllim ndër bashkëkombasit në Suedi, Danimarkë dhe shtete të tjera skandinave.

Shaban Osmani fillet e para të punës së tij i pati si gazetar në gazetën e studentëve të Kosovës, “Bota e re” si dhe bashkëpunëtor me revista të atëhershme si “Zëri i rinisë” e të tjera. Punoi edhe fotoreporter në “Botën e re”.
Në fillimvitet 90-ta Shaban Osmani bashkë me familjen emigroi ne Suedi ku edhe e zgjeroi fushëveprimtarinë e tij intelektuale e krijuese.

Ai ishte ndër të dalluarit në ndihmë Kosovës në rrugën për liri.
Gjatë jetës dhe punës në Suedi Shaban Osmani u dallua si një krijues vlerash kulturore në fushën e skulpturës, pikturës, gazetarisë dhe poezisë.

Janë vlerësuar lart punimet e tij. Ai punoi shumë instrumente muzikore duke dëshmuar prirjet e tij në art.
Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve kulturore të shqiptarëve në Skandinavi.

Për shumë vite bashkëpunoi si gazetar me Radioprojekt 21 të Kopenhagës.
Ishte anëtar i Shoqatës se krijueseve dhe shkrimtareve shqiptarë Papa Klementi në Suedi.
Në mesin e shumë çmimeve që i mori në takime të ndryshme poetike në Suedi, është edhe fitues i çmimit ‘Kosovë Rexha Bala’ për poezi, në Festivalin e Poezise dhe të Muzikës krijuese për diasporë, që mbahet në Malmö.

Shaban Osmani ishte artist qe skaliti me pende e brushe të bukurën, dadhurinë dhe kombëetaren.
Varrimi i Shaban Osmanit bëhet sot, më 15 shtator 2016, në ora 16:00 në varrezat e Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...