Foto: Koha

Jevtiq thotë në Mushtisht janë shkelur të drejtat e njeriut

15 Shtator 2016 - 10:20      

“Mund të them lirisht se të drejta e njeriut drejtpërdrejt janë shkelur në incidentin e fundit në Mushtisht kur një grup i të shpërngulurve u pengua kremtojë festën e vet”, ka thënë Dalibor Jevtiq, transmeton Koha.net.

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve të shpërngulur në Kosovë është ende në nivelin e pakënaqshëm, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu gjatë një takimi me raportuesin special të KB-së për të drejta të njeriut.

Në takim, siç njofton “Blic” i Beogradit, është thënë se “ nevojitet angazhim më i madh i të gjitha institucioneve në fushën e sigurisë, ekonomisë, krijimit të një rrethi më të mirë si dhe më shumë përpjekje për zgjidhjen, siç thuhet, të shumë rasteve lidhur me të drejtën pronësore”.

“Mund të them lirisht se të drejta e njeriut drejtpërdrejt janë shkelur në incidentin e fundit në Mushtisht kur një grup i të shpërngulurve u pengua kremtojë festën e vet”, ka thënë Jevtiq.

Banorët shqiptarë të Mushtishtit po kundërshtojnë kthimin e serbëve në këtë fshat me akuzat se serbë të këtij lokaliteti kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

Raportuesi special i KB-së ka thënë se e gjithë shoqëria në Kosovë duhet të bëjë më shumë në mënyrë që kthimi i të shpërngulurve të nisë mbarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...