15 Shtator 2016 - 08:18
Ndryshe prej veturave të tjera, të cilat i nënshtroheshin detyrimisht kontrollit të sigurisë, deputeti i PDK-së ka vazhduar pa ndonjë pengesë deri te dera e Prokurorisë. Vetëm pasi ka hyrë brenda, shoferi i tij e ka larguar veturën jashtë rampës. Ky lëshim iu ka kushtuar tre zyrtarëve policorë me suspendim.
Ish-shefi i Grupit parlamentar të PDK-së është obliguar t`i përgjigjet ftesës së Prokurorisë pas skandalit të përgjimeve. Ai po dyshohet për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe shkelje e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, të cilën vepër dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.
Një orë e gjysmë ka zgjatur procesi i marrjes në pyetje. Pas përfundimit, ndryshe prej herës së parë, Grabovci ka kaluar rampën këmbë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...