Veseli mohon kushtet nga Lista Serbe për demarkacionin

15 Shtator 2016 - 07:19      

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë kusht nuk ia ka përmendur Lista Serbe, në këmbim të votës për demarkacionin. Edhe nëse do të ketë kushte, kryetari i Kuvendit, Veseli, ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen, derisa ka paralajmëruar se demarkacionin do ta kalojnë bashkërisht “për forcimin e shtetit e sovranitetit të Kosovës”, shkruan sot Koha Ditore.

Por opozita vazhdon të kërkojë anulimin e versionit aktual të Marrëveshjes, si parakusht për kapërcimin e krizës politike. Ndryshe prej kryeministrit Isa Mustafa, i cili ndër arsyet e tërheqjes së Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit, më 1 shtator, kishte përmendur “kushtet” e Listës Serbe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se kjo listë është treguar pozitive dhe nuk e ka kushtëzuar procesin.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...