Anulohet tenderi i MPB-së që iu dha kompanisë e cila u ankua jashtë afatit kohor

15 Shtator 2016 - 06:30      

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për dhënie të kontratës për tenderin “Furnizim me uniforma për zjarrfikës”, është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

Kjo për faktin se paneli shqyrtues i OShP-së, ka konstatuar se kërkesa për rishqyrtim e kompanisë “Euro Nikçi”, e ushtruar pranë Autoritetit Kontraktues në këtë rast MPB-së, është bërë një minutë jashtë kohës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë, e cila është konstatuar se është bërë jashtë afateve kohore të përcaktuara në “Rregullat për paraqitje të kërkesës për rishqyrtim pranë autoriteteve kontraktuese, parashtrim të ankesave pranë OShP- së dhe vlera e tarifave të ankesave”, ishte aprovuar nga MPB-ja dhe pas procedurave të rivlerësimit kompania “Euro Nikçi” është shpallur fituese. Në vendimin e parë për dhënie të kontratës, MPB-ja kishte shpallur fituese kompaninë “Arta Tex”, ankesa e së cilës tani është aprovuar në OShP.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...