Deputetë serbë kërkojnë takim me Qeverinë për demarkacionin

14 Shtator 2016 - 22:21      

Derisa me zyrtarët e Kosovës të mos zhvillohen bisedime për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, qëndrimi i serbëve në institucionet e Kosovës mbetet i pandryshuar, ka thënë deputeti në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq, transmeton Koha.net.

Rashiq ka thënë se deputetë serbë ende nuk janë ftuar në asnjë takim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

“Tani në këtë moment, nuk ekziston asnjë qëndrim për demarkacionin. Se a do të marrim pjesë në seancën kur në rend dite të jetë demarkacioni, nuk dihet, sepse bisedimet që i kemi kërkuar me ngulm ende nuk është mbajtur”, citon radiokim të ketë thënë Rashiq, transmeton Koha.net.

Më 1 shtator Qeveria tërhoqi nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

Deputetë serbë kishin kërkuar koncesione për të votuar për Marrëveshjen dhe nuk kishin marrë pjesë në atë seancë .
Kjo marrëveshje pritet të jetë në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit, më 22 shtator.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...