14 Shtator 2016 - 21:57
Ai ka thënë se duhet të merret me sportivitet kjo punë, ngaqë si ai, edhe Ymeri mendojnë se një kombëtare do të ishte më e fortë se dy, transmeton Koha.net.
“Visari bën tifo për Shqipërinë po s’do të thotë që nuk e do Kosovën. Kryetari ka bërë tifo për Shqipërinë dhe nuk shoh hall në këtë, hall kam në krijimin e një konkurrence me Shqipërinë e që s’duhet të ketë. Duhet të merret me sportivitet kjo punë sepse është e thjeshtë, kryetari i LVV-së, unë dhe shumë tjerë mendojmë që një kombëtare do të ishte më e fortë se dy”, ka thënë Sejdiu në “Rubikon” të KTV-së
Ai personalisht thotë se është tifozë i Shqipërisë sepse janë në pyetje ndjenjat.
“Unë jam tifoz i kombëtares së Shqipërisë, ndjenjat që na ka dhënë kjo kombëtare janë të pazëvendësueshme”, shtoi Sejdiu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...