Sejdiu thotë se provat për arrestimin e 6 aktivistëve të VV-së janë të montuara

14 Shtator 2016 - 20:42      

Gjashtë persona të arrestuar për sulmin në objektin e Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti, që janë anëtarë të Vetëvendosjes, sipas nënkryetarit të këtij subjekti Dardan Sejdiu, janë të rreme, të montuara dhe nuk qëndrojnë.

“Kjo është një lojë që e ka bërë qeveria para protestës. Ky është saktë shtet i kapur. Provat e gjetura janë prova që nuk thonë asgjë. Nuk ka vend në botë në të cilin dikush që akuzohet për terrorizëm i thuhet shko në shtëpi. Gjykimet na kanë bërë dhe si na kanë bërë, policia me konferenca për shtyp e mediumi publik me deklarime për terrorizëm”, tha Sejdiu në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ai tha se armët kanë qenë të prindërve të të arrestuarve.

“Policia dolën atë ditë dhe thënë këta që i kemi arrestuar pranuan fajësinë dhe më vonë doli që prindërit e tyre kanë thënë që janë kujtime. S’duhet me pas armë pa leje por armëmbajtja pa leje nuk është terrorizëm”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...