Sejdiu: Tentimi për kthim të demarkacionit është tentim për tensionim

14 Shtator 2016 - 20:10      

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në “Rubikon” të KTV–së, ka folur për kthimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se tentimi për kthim të demarkacionit, është tentim për tensionim, transmeton Koha.net. Sejdiu, gjithashtu, tha se ditën e tërheqjes së demarkacionit është dashur të dorëhiqet edhe kryeministri Mustafa.

“Rikthimi i temës për demarkacion është tentim për tensionim. Arsyeja pse e tërhoqi ai ishte një vit rezistencë, protesta, angazhim politik i LVV-së dhe jo vetëm i LVV-së sepse ishte Lëvizja Vetëvendosje dhe të tjerët që të pamundësoj të kaloj demarkacioni. Momenti kur është tërhequr demarkacioni është momenti kur është dashur të tërhiqet ky kryeministër”, ka thënë Sejdiu, duke ia atribuuar suksesin angazhimit qytetarë, protestave, shoqërisë civile dhe të tjerëve.

Sejdiu tha se Mali i Zi e ka dërguar mbi 10 herë në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit para se të ratifikohet, kurse ajo e Kosovës nuk e ka bërë fare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...