14 Shtator 2016 - 20:05
Deri tash nuk kemi mundur të reagojmë asgjë”.
Ka qenë kjo deklarata e kryetares së Odës së Mjekëve Zylfie Hundozi e dhënë për KTV-në në qershor të këtij viti, kur u pyet rreth qëndrimit të këtij institucioni për skandalin “stenta”, i cili ka nxitur një reagim të ministrit të Shëndetësisë.
Imet Rrahmani ka mohuar të gjitha këto pretendime të Hundozit, raporton KTV.
Përmes telefonit, ministri Imet Rrahmani ka thënë se asnjëherë nuk i është kërcënuar askujt për asgjë, e aq më pak kryetares së odës.
Ministri tha se kompetencat ia ka kaluar të gjitha atyre odave që kanë qenë të gatshme dhe vetëm për aq sa kanë qenë të gatshme të pranojnë edhe përgjegjësinë që u takon.
5 kryetarë të odave të profesionistëve shëndetësorë i janë drejtuar komisionit parlamentar të shëndetësisë që t’u dalin në ndihmë. Ata kërkojnë që të zbatohet ligji për shëndetësi, në bazë të të cilit odave të themeluara para 3 vjetësh duhet t’u delegohen kompetencat.
Përveçse nuk po ushtrojnë fuqinë që ua jep ligji, nuk kanë as buxhet.
Deputetët u kanë premtuar se do të kërkojnë llogari nga ministri, derisa i kanë kritikuar se nuk ishin shumë të koordinuar mes vete për ta shpërfaqur problemin në opinion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...