Afat 7 ditësh për largimin e kamp-shtëpizave në Prevallë [video]

14 Shtator 2016 - 19:20      

Ministria e Mjedisit i largoi në mënyrë të dhunshme vite më parë nga kamp-qëndrimi ilegal që kishin ndërtuar baraka në zonën e Mbrojtur të Prevallës.

Por, disa nga pronarët nuk kanë hequr dorë nga ky mjedis, pasi vetëm disa metra më tutje kanë vendosur kampshtëpizat e tyre.
Ministria e Mjedisit u ka dhënë afat vetëm shtatë ditë pronarëve të mbi 50 kampshtëpizave që t’i largojnë ato.

Sipas vendimit të kësaj ministrie ato do të konfiskohen. Derisa ka mbetur vetëm një ditë kohë, shumë pak pronarë i janë përgjigjur pozitivisht këtij vendimi.

Pronarët, vendimin për heqjen e këtyre shtëpive lëvizëse brenda shtatë ditësh po e quajnë të padrejtë. Ferat Mustafa thotë se do ta respektojë këtë vendim derisa mbetet me shpresë se Ministria do ta caktojë një vend tjetër për kampshtëpiza. Ministria ka njoftuar se së fundi ka ndaluar edhe disa ndërtime të cilat ishin ndërprerë edhe më parë, por pronarët kishin tentuar sërish të vazhdonin punën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...