14 Shtator 2016 - 19:13
Në nisjen e sesionit të ri vjeshtor, pas dy javë pushimi, kryeparlamentari Veseli ka thënë se në Kuvendin e Kosovës demarkacioni do të kalojë bashkërisht për forcimin e sovranitetit dhe asociacioni do të kalojë vetëm në bazë të Kushtetutës.
Ai ka thënë se lista serbe nuk e ka paraqitur asnjë kusht tek ai, por edhe po të kishte ato nuk do të vlenin.
Veseli u është përgjigjur edhe deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, që tha se më 1 shtator ata e parandaluan luftën me Malin e Zi.
Kreu i Kuvendit dhe i PDK-së ka thënë se koalicioni qeveritar PDK-LDK është burim i stabilitetit në rrethanat në të cilat ka kaluar vendi.
Por, shefi i deputetëve të AAK-së Pal Lekaj, thotë se ka krizë të thellë politike dhe gjithçka çfarë mbizotëron tash në Kosovë janë dy marrëveshjet duke u lënë kështu anash zhvillimi i Republikës. Kryesia ka vendosur që mbledhja e parë plenare për sesionin vjeshtor të jetë të enjten e javës që vjen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...