14 Shtator 2016 - 19:07
Zyra për Kosovën në Qeverinë Serbe përmes një përgjigje me e-mail thotë se punimet në ndërtimin e ‘Luginës së Diellit’ janë duke shkuar në përputhje me dinamikën e paraparë.
Mirëpo, banorët e lagjes Kroi i Vitakut të cilët për vite me radhë u penguan në rindërtimin e shtëpive të tyre po kërkojnë që të ndalet ndërtimi në këtë lagje.
Përfaqësuesit shqiptarë në veri thonë se punimet e stopuara për momentin pritet të vazhdojnë. Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka thënë se tashmë ka dërguar inspektorët e saj atje për të parë se çfarë po ndodh, derisa ka garantuar se nuk do të lejojë të ndërtohet asgjë që është në dëm të Kosovës.
Fillimi i ndërtimit të këtyre shtëpive ishte parë si ndryshim i gjeografisë etnike dhe tendencë për një ndarje territoriale të Kosovës në të ardhmen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...