Krejt çfarë ndodhi sot në Prokurorinë Speciale për rastin Grabovci [video]

14 Shtator 2016 - 19:04      

Për të hyrë në ndërtesën ku gjendet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Prokuroria Speciale, kontrolle kalojnë edhe vetë veturat e Policisë. Por jo edhe ajo e Adem Grabovcit, raporton KTV.

Deputeti i PDK-së është paraqitur para tre prokurorëve specialë për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, pas publikimit të përgjimeve.
Shkurt dhe nën stres, ka folur pas intervistës rreth njëorëshe, e ka gjetur kohë edhe për ironizim. Avokati i tij ndërkaq ka treguar arsyet pse mbrojtja dhe Grabovci po i konsiderojnë përgjimet si prova të papranueshme.

Avokat Florent Latifaj ka thënë se kjo ka qenë arsyeja që ai ka këshilluar Grabovcin që të mbrohet në heshtje, derisa të sqarohet nga Gjykata nëse përgjimet mund të përdoren si prova.

Pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga portali Insajderi, Adem Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të GP të PDK-së, por jo edhe nga ajo e deputetit e as funksionet partiake. Grabovci po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës sepse në vazhdimësi nga viti 2011 e tutje ka përdorur autoritetin e tij për punësime në institucione publike, duke favorizuar personat bazuar në përkatësinë politike.

Policia e Kosovës ka suspenduar tre zyrtarë të saj, të cilët nuk kanë kontrolluar gjatë ditës veturën e Adem Grabovcit, e cila u fut në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë për KTV-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qëndrimit në objekte”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Vendimi është marrë bazuar në rregulloren për ruajtjen, sigurimin dhe qasjen në objektet shtetërore. Ata janë suspenduar 48 orë me pagesë dhe janë iniciuar procedura të brendshme disiplinore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...