14 Shtator 2016 - 18:21
“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit G. K. Në këtë mënyrë, është refuzuar si e pa bazuar ankesa e mbrojtësit të tij, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 7 shtator”, thuhet nga Gjykata e Apelit.
Sipas këtij aktvendimi të pandehurit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409 i te njëjtit kod.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejt kur të pandehurit ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, me qellim të parandalimit të përsëritjes se veprës penale, dhe vazhdimit me sukses të procedurës penale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...