14 Shtator 2016 - 18:17
Ai sot ka pritur në dy takime të ndara përfaqësuesit e UN Women në Kosovë të udhëhequr nga Flora Macula, si dhe Chrystele Todd nga Iniciativa për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Koha.net.
“Në dy takimet trajtuam hapat e ndërmarrë deri më tani nga MPMS lidhur me procedurat për njohjen dhe verifikimin e statusit te viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, si konkursi tashmë i shpallur për anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe themelimin e Zyrës Përkrahëse administrative që do të asistojë Komisionin Qeveritar”, ka shkruar Abrashi.
Ai në fund ka thënë se janë pajtuar për nevojën që Kosova më në fund të largojë stigmën e padrejtë ndaj viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe t’u ofrojë atyre drejtësinë e munguar, proces ky që fillon shumë shpejt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...