Mustafa – Veliaj: Kosova e përkushtuar për thellim bashkëpunimi me Shqipërinë

14 Shtator 2016 - 17:43      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mustafa dhe Veliaj kanë biseduar për progresin që po arrihet në të dyja shtete, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësime e jetës së qytetarëve të të dyjave vendeve.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet, teksa theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit, në të gjitha nivelet, me shtetin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e falënderuar Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e gjithanshëm të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Gjatë takimit, të dy biseduan edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri.`

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...