14 Shtator 2016 - 17:53
Deri një javë më parë janë raportuar rreth 60 gjedhe të ngordhura nga kjo sëmundje, për të cilën priten këtë javë të vijnë vaksinat, transmeton Koha.net.
Sipas zëdhënësit të AVUK-ut, Lamir Thaçi, që ka folur për Koha.net, kur vaksinat të injektohen, efekti i tyre duhet pritur deri në 14 ditë.
“Vaksina efektin e saj e arrin nga dita e 7 deri ne ditën e 14 nga data e implementimit. Të gjitha të dhënat për aplikimin dhe efektet e vaksinës janë të bashkangjitura në udhëzuesin e saj”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa kompensimi për kafshët e ngordhura, sipas Thaçit, do të bëhet sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...