14 Shtator 2016 - 17:32
Sipas Lamir Thaçit, zëdhënës i AVUK-ut, që ka folur për Koha.net, këto vaksina do të arrijnë në Kosovë këtë javë.
“Vaksinat kundër sëmundjes gungore të lëkurës tek kafshët e llojit të gjedhit LSD do të arrijnë këtë javë në Kosovë”, ka thënë Thaçi, teksa ka folur edhe për shpërndarjen e tyre, transmeton Koha.net.
Shpërndarja e këtyre vaksinave do të bëhet në bazë të të dhënave të secilës komunë
“Shpërndarja e vaksinave do të bëhet ne baze të fondit te kafshëve për secilën komune të cilat janë të regjistruara në bazën e të dhënave të Identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve”, shtoi Thaçi, ndërsa vaksinimin e kafshëve do ta bëjnë subjektet veterinare të kontraktuara nga ana AUV-së në secilën komunë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...