Vlerësohet bashkëpunimi BE – Kosovë

14 Shtator 2016 - 16:59      

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti sot shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovëpërfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova. Me këtë rast Hyseni i uroi suksese në detyrën e saj, e cila ka rëndësi për avancimin e shumë proceseve për Kosovën në Bashkimin Evropian, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit u bisedua për proceset që kanë të bëjnë me avancimin e rrugës evropiane të Kosovës. Në veçanti u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave, si një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën për plotësimin e të gjitha kritereve që dalin nga ky proces.

Hyseni po ashtu e njoftoi për punën që po bën Ministria e Punëve të Brendshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së/PPBE, Nataliya Apostolova, vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar atë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në parandalimin e terrorizmit dhe rreziqeve të sigurisë, në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi nga BE-ja.

Ajo po ashtu theksoi nevojën për të sjellë çështjet evropiane më afër popullit të Kosovës, dhe në këtë kontekst veçoi Agjendën e Reformave Evropiane si një mjet që do të lejojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, me përfitime konkrete për qytetarët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...