14 Shtator 2016 - 16:43
Për këtë veprim, tre policë që kanë qenë tek hyrja në ato momente dhe përgjegjës për kontrollim janë suspenduar 48 orë, transmeton Koha.net.
Aty ku kontrollohen edhe veturat e policisë, nuk u kontrollua e Grabovcit
Në përgjigjen e policisë për KTV, ata thonë se e kanë konstatuar veprimin e zyrtarëve policorë dhe ka ndërmarrë procedurat përkatëse për neglizhencë në punën e tyre.
Më poshtë mund të lexoni përgjigjen e plotë të Policisë së Kosovës:
Bazuar në RREGULLOREN, PËR RUAJTJEN, SIGURIMIN DHE QASJEN NË OBJEKTET SHTETËRORE, si dhe Procedurave Standard të Operimit (PSO) të Drejtorisë për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve me Rëndësi të Veçantë, është e rregulluar edhe çështja e qasjes apo hyrjes në këto objekte/hapësira.
Policia e Kosovës pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive me rastin e qasjes dhe qëndrimit në objekte.
Ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarr masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...