Thaçi tregon si e ka lavdëruar Kosovën në Toronto

14 Shtator 2016 - 16:35      

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë panelist në Forumin Global Ekonomik të Torontos, transmeton Koha.net. Duke folur në këtë Forum, Thaçi, i ka përmendur ato që ai i ka quajtur suksese dhe të arritura të Kosovës.

Për këtë fjalim të vetin, kryetari i vendit ka njoftuar në Facebook:

Si panelist në Forumin Global Ekonomik të Torontos, duke e marrë si shembull Kosovën, u përqendrova në disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen tonë ekonomike dhe në forcimin e shtresës së mesme.

Pas luftës, strategjia jonë e parë e ekonomisë politike ishte “të investojmë në siguri për të siguruar investime”. Ndërkohë që shumicën e energjive dhe burimeve i kishim të orientuara në rindërtim dhe në fushën e sigurisë, ne u fokusuam edhe në reformat e ekonomisë së tregut me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në reformat fiskale me uljen e tatimeve dhe heqjen e tyre për shtresat e varfra. Gjithashtu, u përqendruam edhe në reformat arsimore dhe edukative, me krijimin e kushteve për shkollim pa pagesë dhe libra falas, në reformat në shëndetësi dhe në rritjen e pagave për tërë sektorin publik.

Njëkohësisht me këto reforma, për zbutjen e diferencimeve sociale dhe zbutjen e papunësisë, ne i rritëm investimet edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies për banorët e zonave rurale.

Kosova u bë prijëse në fushën e reformave dhe tash arritëm ta nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Në Forumin e Torontos theksova se vendi ynë ka pasur një periudhë të rëndë tranzitore, por prej vitit 2008 janë shënuar hapa të mëdhenj për zhvillimin e shtresës së mesme.
Investitorët e pranishëm i ftova që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...