14 Shtator 2016 - 16:30
Deputeti i PDK-së është paraqitur para tre prokurorëve specialë për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, pas publikimit të përgjimeve, transmeton Koha.net.
Shkurt dhe nën stres, ka folur pas intervistës rreth njëorëshe, e ka gjetur kohë edhe për ironizim.
Avokati i tij ndërkaq ka treguar arsyet pse mbrojtja dhe Grabovci po i konsiderojnë përgjimet si prova të papranueshme. Latifaj ka thënë se kjo ka qenë arsyeja që ai ka këshilluar Grabovcin që të mbrohet në heshtje, derisa të sqarohet nga Gjykata nëse përgjimet mund të përdoren si prova.
Pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga portali Insajderi, Adem Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të GP të PDK-së, por jo edhe nga ajo e deputetit e as funksionet partiake.
Grabovci po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës sepse në vazhdimësi nga viti 2011 e tutje ka përdorur autoritetin e tij për punësime në institucione publike, duke favorizuar personat bazuar në përkatësinë politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...