“Direct Relief” nga SHBA ofron mbështetje për farmaceutiken kosovare

14 Shtator 2016 - 16:15      

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësues të organizatës “Direct Relief” nga ShBA, Joe Harrison (drejtor i programit) dhe Katerina Takovska.

Në takim u bisedua që programi mbështetës farmaceutik përveç Klinikës së Gjinekologjisë QKUK, që është duke u zhvilluar, të zgjerohet edhe në klinikat e tjera të kësaj qendre, transmeton Koha.net.

Sadiku informoi përfaqësuesit e organizatës, për reformën në sistemin shëndetësor, për projektet e përbashkëta me donatorët që për qëllim kanë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

Ai tha se “përkundër që shëndetësia është prioritet i Qeverisë së vendit, buxheti i cili ndahet për këtë dikaster është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat si në furnizim me barna dhe material harxhues ashtu edhe me pajisje medicinale”

“Organizatat si OBSh, Fondi Global, Projekt Hope etj., janë mbështetës të mëdhenj të proceseve dhe projekteve të ndryshme të MSh-së, andaj, edhe mbështetja e juaj në fushën e farmaceutikës do të ishte më e mirëseardhur për përmirësimin e shëndetësisë së vendit tonë”, tha Sadiku.

Përfaqësuesit e organizatës “Direct Relief”, kanë njoftuar Zëvendësministrin për programin mbështetës që e kanë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së, si dhe kanë ofruar mundësinë e zgjerimit të këtij programi edhe në klinikat e tjera, duke premtuar mbështetje në nevojat farmaceutike për shëndetësinë kosovare.

Ndryshe, “Direct Relief” është organizatë humanitare me seli në SHBA, e cila organizatë dhuron medikamente e pajisje medicinale në Shqipëri, Afrikë, vendet e Azisë, Maqedoni, etj., dhe tashmë do të fillojnë këtë program edhe në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...