14 Shtator 2016 - 16:09
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në avancimin e gjithanshëm të progresit.
Kryeministri Mustafa shprehu vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.
Duke e falënderuar për përkrahjen e KFOR-it edhe në fuqizimin e FSK-së dhe në aspekte të tjera, kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtejme të KFOR-it.
Gjeneral major Fungo, po ashtu, theksoi përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës si dhe për angazhimin e tij në krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë.
Kryeministri Mustafa dhe gjeneral major Fungo kanë biseduar edhe për proceset eb tjera aktuale në Kosovë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...