14 Shtator 2016 - 15:51
Meta tha se kërkesa e tij bazohet në praktikat që ndërmarrje, siç është VALA, të mos e sjellin Qeverinë e Kosovës në atë pikë që t’i duhet të ndajë buxhet shtesë. Këto çështje ky Komision ka vendosur t’i diskutojë në një mbledhje tjetër. Po ashtu anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kanë miratuar në parim Projektligjin për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168. Ndërsa ky Komision ka shtyrë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe shqyrtimin e Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent, transmeton KP.
Komisioni me disa vërejtje të vogla kanë miratuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Më pas Komisioni ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës. Shqipe Pantina, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar të di nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, llogari për shpenzimet e këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit.
Ndërsa, Enver Hoti nga Nisma për Kosovën anëtar i këtij Komisioni, ka kërkuar të di pse janë bërë kaq shumë shpenzime jashtë vendit nga stafi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit.
“Ajo çka po e bënë më të veçantë është diferenca në mes këtij gjashtëmujori dhe gjatëmujorit të kaluar për 16 mijë euro. Pse gjithë ky shpenzim. Mandej te biletat e udhëtimit është një diferencë e madhe 47 mijë nçë krahasim me 29 mijë në gjashtëmujorin e vitit 2015, pra për 18 mijë euro. Ku është efekti i këtyre udhëtimeve të ndryshme; a ka qenë ndonjë ekskursioni apo kemi pasur punë”, tha Hoti.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, iu është përgjigjur pyetjeve të Komisionit duke thënë se administrata vetëm i zbaton vendimet dhe se nuk mund të i komentoj.
Ndërsa bazuar në raportin e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti këshilltarët e kryetarit të Kuvendit vetëm për mëditje dhe akomodim kanë shpenzuar mbi 18 mijë euro.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...