14 Shtator 2016 - 15:18
Ata, sipas njoftimit nga ky takim, diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Bankës Botërore. Ministri Yagcilar foli për projektet e MAP-it, të cilat janë duke u zbatuar, siç janë: Procesi i klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil, Katalogu i vendeve të punës dhe standardizimi i përshkrimeve të detyrave të punës, Procesi i vlerësimit në punë për nëpunësit civilë, Procesi i planifikimit të personelit në shërbimin civil e të tjera.
Në këtë takim ministri Yagcilar foli edhe për zhvillimin e Sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, ku, siç tha ai, janë zhvilluar trajnime të zyrtarëve për përdorimin e SIMBNJ-së dhe vlerësimin e rezultateve të punës.
Gregory Kisunko e përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tash dhe për suksesin e arritur për vendin, në njërën anë, kurse në anën tjetër, ministri falënderoi përfaqësuesin e BB-së për vizitën e realizuar në MAP.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...