14 Shtator 2016 - 14:51
Sipas këtij njoftimi, në këtë takim ata diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm, për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.
Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha Papadopoulou.
Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...