14 Shtator 2016 - 14:19
Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit të Agjencisë për Pronësi Industriale të Kosovës (API), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare të pronësisë intelektuale.
Me këtë rast, ministrja falënderoi zyrtarët nga WIPO për mbështetjen që kjo organizatë i ka ofruar Agjencisë për Pronësi Industriale të Kosovës. Ajo vlerësoi lart përkrahjen aktuale teknike të ofruar nga WIPO, sidomos në lidhje me sistemin IPAS.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e interesuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje me qëllim që API të vazhdojë të konsolidohet dhe forcohet më tej, gjithnjë në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për bizneset e Kosovës”, tha ministrja Bajrami, e cila shtoi se Kosova është po ashtu e interesuar që të anëtarësohet në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Adel Baccouche, shprehu zotimin e WIPO-s që të vazhdojë mbështetjen për institucionet e pronësisë intelektuale në Kosovë me qëllim të rregullimit të mirë të kësaj fushe tejet të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...