
14 Shtator 2016 - 13:48
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh se të gjitha qytetet kanë çka të mësojnë nga njëri-tjetri, por sipas tij, është i rëndësishëm shkëmbimi i përvojave të shteteve shqiptare, raporton KTV.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është i impresionuar me punën e kryetarit Ahmeti, që sipas tij ka bërë gjatë këtyre viteve në Prishtinë.
“Jam shumë i impresionuar me frymën që Ahmeti e ka fut në Komunë të Prishtinës, e kam vënë re, të gjithë kolegët, nga pastruesi në shkollë deri tek kryemjeku në Qendrën Shëndetësore, tek ata që punojnë për rigjenerim urban, tek ata që janë në teren edhe besoj që kjo frymë e pasionit vlen shumë më shumë se të ardhurat, financat apo e gjithë infrastruktura që dikush mund të vendos në një punë të tillë siç është kryetari i Bashkisë së Komunës”, ka deklaruar Veliaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...