
14 Shtator 2016 - 12:13
“E kemi filluar sesionin vjeshtor të punës së Kuvendit. Javën e ardhshme, të enjten, do të kemi seancë. Sa i përket demarkacionit duhet të ketë konsensus të përgjithshëm”, ka thënë Veseli, raporton KTV.
Veseli ka folur edhe mbi deklaratat e Albin Kurtit, i cili kishte thënë se Vetëvendosja ka parandaluar luftën.
Ai ka thënë se luftë kishte në vitet e 90-ta, dhe kush nuk e ka treguar atëherë veten nuk mund ta bëjë tash.
“Luftë ka pasur në vitet e 90-ta. Kujt i ka mbetur qejf të luftojë dhe nuk e ka treguar veten atëherë le ta harrojnë që mund ta bëjnë luftë sot”, ka thënë Veseli.
Kurse për Listën Serbe ka thënë se nuk do të ketë pazare nëpër zyre me ta, dhe nuk do të pranohet asnjë kusht i tyre.
“Nuk do të ketë pazare nëpër zyre, do të ketë transparencë në të gjitha takimet. Nuk ka pasur asnjëherë kusht dhe nuk do të pranohet asnjë kusht”, ka thënë Veseli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...