Serbia në BE, vetëm nëse nuk është Kosova kusht

14 Shtator 2016 - 12:05      

Stanislava Pak, këshilltare e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE përderisa kush të jetë njohja.

Këtë koment, Pak e bëri pas deklaratës së zyrtarit gjerman, Michael Rott, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të qartësohet gjithçka me Kosovën.

“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe presidenti i Republikës asnjëherë nuk do ta shkelë atë. Serbia është ushtarakisht neutrale dhe asnjëherë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë. Në të njëjtën kohë, kushtet për anëtarësim në BE do t’i plotësojmë përderisa nuk na kërkohet njohja e Kosovës dhe Metohisë”, tha Pak për “Vecernje Novosti”, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se ministri shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, “gjithçka duhet të qartësohet për sa i përket çështjes së Kosovës”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...