Foto: Koha

Të enjten e ardhshme seanca e rregullt e Kuvendit

14 Shtator 2016 - 11:50      

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ka nisur sot në përbërje të plotë, në prani të përfaqësuesve të pozitës e opozitës. Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet rendi i ditës, ndërsa data e mbajtjes së seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës është caktuar të jetë e enjtja e javës së ardhshme, 22 shtatori.

Bëhet ditur se në mbledhje po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare, të cilat tash e një kohë bojkotonin mbledhjet e Kuvendit dhe të organeve të tij. Kështu, përveç Vetëvendosjes, e cila ishte kthyer më herët, sot janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën - Valdete Bajrami nga Nisma dhe Pal Lekaj nga AAK.

Raportohet se Pal Lekaj i AAK-së tha në Kryesi se është lënë gjithçka anash dhe pikë kyçe e Kuvendit është veç demarkacioni. Kësodore janë lënë anash çështjet me rëndësi jetike.

“Po shihet që jemi në një krizë të thellë politike”, - ka thënë deputeti Lekaj.

Sipas rendit të ditës të paralajmëruar, Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të jetë në rend të ditës as në seancën e Kuvendit, tashmë të caktuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...