
14 Shtator 2016 - 11:23
Por, ndërkohë shtoi se “Unë jam i gatshëm të jap kontribut që të zbardhet e vërteta”.
Në Prokurori Grabovci shoqërohej nga avokati i tij, Florent Latifaj, raporton KTV nga vendi i ngjarjes.
Ky gazetarëve u tha se “Unë e kam urdhëruar të hesht. Sepse, sipas Kodit të Procedurës Penale do të duhej ato përgjime të asgjësoheshin. Ne kemi kërkuar dy herë përgjigje nga EULEX-i pse nuk e kanë asgjësuar materialin, por ata s'kanë kthyer përgjigje konkrete”, ka thënë avokati i Grabovcit, Florent Latifaj.
Adem Grabovci është intervistuar sot nga Prokuroria e Shtetit. Në panelin e prokurorëve kanë qenë Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani.
Ish-shefi i GP të PDK-së është duke u hetuar për ushtrim të ndikimit dhe vepra të tjera, pas publikimeve të përgjimeve nga portali Insajderi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...