Shqipëria ndër 23 vendet që duhet vizituar të paktën një herë në jetë

14 Shtator 2016 - 10:50      

Blogu i njohur për promovimin e turizmit “Trekeffect”, këtë radhë në një shkrim të tij ka zgjedhur të prezantojë Shqipërinë, si një ndër 23 vendet e botës, të cilat duhen vizituar të paktën një herë në jetë.

“Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet në shkrimin e publikuar në fillim të muajit shtator nga ky blog.

Sipas Trekeffect, Shqipëria mbetet disi një mister për shumicën e udhëtarëve.

“Por, ata që eksplorojnë do të gjejnë në faqet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qytetin e lashtë grek të Butrintit. Për më tepër, Shqipëria krenohet me liqene të mrekullueshëm malore, plazhet e pacënuar, arkitekturën osmane dhe mikpritjen e njerëzve që me kënaqësi do të ju tregojnë rrugën, kur ju të keni nevojë. Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet më tej.

Ndër vendet e tjera që blogu u sugjeron ndjekësve të tij për tu vizituar janë Italia, India, Nepali, Japonia, Maroku, Spanja, Zelanda e Re, Kenia, Portugalia, Tajlanda, Kolumbia dhe Holanda.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...