Hoxhaj pret raporte më përmbajtësore me Këshillin e Europës

14 Shtator 2016 - 10:16      

Strasburg, 14 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Strasburg, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për medie, bëhet e ditur se Hoxhaj e ka njoftuar sekretarin Jagland për zhvillimet politike në Kosovë, nevojën e raporteve më përmbajtësore ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës dhe çështje të tjera.

Hoxhaj është shprehur optimist pas takimit për fillimin e një periudhe të re të bashkëpunimit.

“Sot kisha një takim jashtëzakonisht të mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland. Biseduam për një bashkëpunim më të madhë dhe përmbajtësor në mes të kësaj organizate dhe Kosovës. KiE është njëra prej organizatave më të mëdha në Evropë dhe ka një sërë programesh, iniciativash dhe aktivitetesh prej të cilave mund të përfitoj Kosova. Temë kryesore ishte si të ketë ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet qeverisë, kuvendit, shoqërisë civile dhe KiE-së” ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, gjatë ditës ka takuar komisionerin për Migracion dhe Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopolous, me të cilin kanë diskutuar për liberalizimin e vizave dhe një numër të konsiderueshëm të eurodeputetëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...