Thaçi shpërndan abetare për filloristët shqiptarë në Kanada

14 Shtator 2016 - 09:21      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë në Kanada ku po zhvillon takime të shumta me komunitetin shqiptar atje, dhe jo vetëm.

Pas takimeve që ka zhvilluar me kryeministren e Kanadasë e me zyrtarë tjerë shtetërorë, Thaçi është pritur nga shoqatat e komunitetit shqiptar nga rajoni i Torontos në Kanada.

Në këtë aktivitet, presidenti Thaçi ka shpërndarë edhe Abetaren shqipe për filloristët shqiptarë në Kanada.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe”, theksoi Thaçi.

Thaçi i ka falënderuar nga afër bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite dhe i ka përgëzuar për integrimin e tyre në jetën sociale, ekonomike e politike të Kanadasë.

“U ndjeva krenar për të arriturat e tyre të cilat u konfirmuan edhe nga Ministrja e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, znj. Laura Albanese, nga Kryetarja e Bashkisë së Mississaugas, znj. Bonnie Crombie, si dhe nga deputetë të Parlamentit të Ontarios”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai ka siguruar komunitetin shqiptar në Kanada se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Kosovës dhe se ata do të jenë ura lidhëse mes Kosovës e Kanadasë.

“Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 - 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha presidenti i vendit, Hashim Thaçi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...