14 Shtator 2016 - 08:57
Murtezaj në Paris ka takuar drejtoreshën për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, shefin e misionit për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe zyrtarë të tjerë që merren me Kosovën në Ministrinë e Jashtme Franceze.
Në këtë takim Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e saj për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset. Duke folur për tema të shumta, është shprehur përkushtimi më i lartë i qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane dhe proceset zhvillimore të vendit.
Nga ana tjetër drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, ka theksuar gatishmërinë e vazhdueshme të qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.
Në takim zëvendësministri Murtezaj u shoqërua nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...