Pse Haradinaj nuk është i habitur me “Pronton 2”

13 Shtator 2016 - 23:02      

Roli i ish-shefit të deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, në përgjimet telefonike vlerësohet si ai i një zyrtari që partia ia ka dedikuar disa punë në atë mënyrë.

Kështu u shpreh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë në Rubikon të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo gjendje mund të jetë e re për ata qytetarë, të cilët nuk e kanë përcjellë gjendjen më herët.

“E re mund të jetë për qytetarët që nuk i kanë përcjellë temat dhe gjendjen në Kosovë, për mua nuk është e re. Nuk dua ta shfajësoj Grabovcin, por mendoj se ai ka qenë një zyrtar që partia ia ka dedikuar disa punë në atë mënyrë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se nuk është i habitur me këto tema dhe dalja nga kjo gjendje sipas tij është me njerëz më të qëndrueshëm.
"Nuk jemi të habitur me këto tema, në fakt jeta jonë, shoqëria jonë është e tëra e ndërtuar në këtë sistem të vlerave fatkeqësisht dhe dalja nga kjo gjendje është duke qenë njerëzit më të qëndrueshëm”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...