Haradinaj ka një kusht për bisedimet për demarkacionin [video]

13 Shtator 2016 - 20:46      

Pas seancës së 1 shtatorit, gjendja e procesit të demarkacionit me Malin e Zi nuk është më e njëjta dhe si e tillë duhet të riemërohet.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se nuk mund të vazhdohet më tutje nëse nuk riemërohet marrëveshja.

“Tani m’u ulë është mirë që gjendjes t’i vihet një emër, nuk është situata e njëjtë sikur deri më tani. Nëse një marrëveshje që është pretenduar që është në rregull nga ekzekutivi dhe institucionet tjera, nëse është synuar që të përmbyllet më 1 shtator me votë pro, e është tërhequr, atëherë situata është e re”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pret nga qeveria dhe institucionet e vendit ta riemërojnë atë si marrëveshje e tërhequr, e dështuar apo e paaprovuar.

"Nuk e kuptojmë se si duhet të ulemi me partitë politike të bisedojmë nëse nuk ka reflektim ose nëse nuk besohet drejt se ku jemi”, përfundoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...