13 Shtator 2016 - 20:22
Ai ka thënë se subjekti i tij ka ngritur zërin ndaj këtij procesi me kohë.
“Demarkacioni, sipas bindjes sonë, është i filluar gabim, pastaj çdo gjë tjetër ka vazhduar ta përforcojë gabimin e nisjes. Ne e kemi ngritur zërin ose shqetësimin për këtë temë me kohë, duke filluar me metodat që janë të parapara, me letra vendimmarrësve”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se edhe nëse demarkacioni kthehet në Kuvend, përgjigja e deputetëve do të jetë negative karshi votimit ose jo të këtij procesi.
“Përgjigjja e deputetëve do të jetë jo edhe në rast se Lista Srpska do të jetë në parlament", theksoi ai.
Rolin e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë, Haradinaj e sheh si të varur nga Beogradi, çka në raste të caktuara i bën ata të ndjehen më të fortë.
“Defekt është se serbët e Kosovës vërtet po tregojnë varshmëri nga Beogradi dhe në momente të caktuara ata ndjehen më të fortë në këtë mënyrë, mirëpo kësisoj nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Haradinaj është i bindur se ky version i demarkacionit duhet të rifillohet.
"Epilogu është vetëm një, duhet të rrëzohet ky version që të rifillohet një tjetër”, përfundoi Haradinaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...