Prishtina e Tirana bashkëpunojnë në shumë fusha [video]

13 Shtator 2016 - 19:30      

Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha të ndryshme të qeverisjes lokale, ka qenë temë e takimit që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Tiranës, Erion Veliaj mbajtën të martën në Prishtinë, raporton KTV.

Të dy homologët theksuan se shkëmbimi i përvojave është tejet i rëndësishëm mes dy kryeqyteteve.

Ahmeti ka përgëzuar Veliajn për reformën që po bëhet në Tiranë.
Ndërkohë, Veliaj në pyetjen se a pajtohet me kauzën e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkim, ka deklaruar se bashkimi bëhet duke bashkëpunuar në projekte konkrete.

Një takim tjetër i përbashkët ku pritet të marrin pjesë edhe kreu i Ulqinit, Preshevës dhe Tetovës është paralajmëruar më 26, 27 dhe 28 Nëntor në Tiranë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...