Pse nxënës të Kamenicës po detyrohen të braktisin shkollën [video]

13 Shtator 2016 - 19:27      

Nxënës të fshatit Bustavë të Komunës së Kamenicës po detyrohen që ta braktisin shkollimin për shkak të mungesës së transportit, raporton KTV. Prindërit e këtyre fëmijëve ankohen se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.

Ahmet Maliqi thotë se komuna e Kamenicës shumë herë ka premtuar zgjidhje të këtij problemi, mirëpo asnjëherë nuk ka ndërmarr diçka konkrete. Drejtor i shkollës “Hasan Prishtina”, Abedin Maliqi
thotë se edhe kryetari Begzat Sinani i kishte premtuar se fëmijëve e të këtij fshati do t'u sigurohet transporti, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ndërkaq në Komunë thonë se premtimet i kanë mbajtur dhe se ka mbetur të shpallet tenderi dhe të dihet kompania fituese për bartjen e këtyre nxënësve. Ndërsa për opozitën, kjo është një papërgjegjësi e pushtetit komunal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...